Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), në bashkëpunim me OJQ ACDC, organizuan një takim konsultativ në Prishtinë, duke bërë bashkë përfaqësues/e nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile për të diskutuar mbi Draft Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Gjatë takimit pjesëmarrësit/et identifikuan sfidat në ligjin ekzistues dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat për të siguruar që amandamentet e propozuara të përputhen me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht për grupet e cenueshme dhe komunitetet jo-shumicë.Kjo përpjekje bashkëpunuese ka për qëllim forcimin e kuadrit ligjor dhe përmirësimin e mbrojtjes për të gjithë individët në Kosovë.