YIHR KS lansoi raportin hulumtues  “Qëndrimet e të rinjve ndaj luftës dhe krimeve të luftës në Kosovë”

YIHR KS lansoi raportin hulumtues  “Qëndrimet e të rinjve ndaj luftës dhe krimeve të luftës në Kosovë”, të realizuar në bashkëpunim me Prof. Dr. Bekim Baliqi. Ngjarja bëri së bashku studiues, aktivistë dhe politikëbërës për të diskutuar se si kujtimet e luftës kanë formësuar pikëpamjet e të rinjve të Kosovës. Gjetjet zbulojnë njohuri jetike mbi qëndrimet politike, njohuritë për krimet e luftës dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërtimin e besimit.

Të dhënat nga hulumtimi konfirmojnë supozimin kryesor se kujtimet e ngjarjeve të luftës kanë një ndikim të rëndësishëm në qëndrimet e të rinjve kosovarë dhe se ekziston një korrelacion shumë i fortë ndërmjet adresimit të së kaluarës dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike.

Është shqetësues fakti që të dhënat nga raporti tregojnë se shumica e të rinjve janë të pakënaqur me mënyrën se si shkollat ​​i trajtojnë ngjarjet e luftës në klasë dhe se burimi kryesor i informacionit për luftën për shumicën dërrmuese të të rinjve të anketuar janë bisedat me prindërit dhe anëtarët e ngushtë të familjes.

Kjo na tregon se ka një nevojë të madhe për të përmirësuar arsimimin formal në këtë fushë dhe se ne duhet të sigurojmë që brezat e ardhshëm të pajisen me njohuri kritike dhe gjithëpërfshirëse për atë që ka ndodhur në të kaluarën me gjithë kompleksitetin dhe nuancat e saj.

Falenderojmë panelistët/et  për një diskutim të pasur dhe kuptimplotë mbi raportin:

Prof. Dr. Bekim Baliqi –  Dekan i fakultetit të Filozofisë, Universiteti i Prishtinës

Z. Blerim Halili –  Zyrtar i Lartë Ekzekutiv në Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Znj. Serbeze Haxhiaj – Journalist

Z. Agon Rexhepi – Aktivist i të drejtave të njeriut

Z. Dimitrije Obrenovic – Aktivist i të drejtave të njeriut

Z. Fatlum Kryeziu – Aktivist i të drejtave të njeriut 

*Ky aktivitet mbështetet nga USAID.

PreviousYIHR KS ka mbajtur një takim konsultativ për të diskutuar mbi Draft Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi NextHRW 11 - Java e të Drejtave të Njeriut - Edicioni i 11-të, nisi me frymën e vërtetë të aktivizmit