Ne morëm lajmin se shtëpia e familjes Djurković në Gojbulja, afër Vushtrrisë, u vandalizua me grafite urrejtëse që synojnë intimidimin e kësaj familje serbe në Kosovës. YIHR KS beson fuqishëm se të gjithë kanë të drejtë për siguri dhe mirëqenie në Kosovë, pavarësisht nga etnia e tyre – një akt i tillë nuk është vetëm vandalizëm; është një akt i qëllimshëm urrejtjeje. Ky grafit vetëm rrit tensionet etnike në Kosovë, dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të kryejë një hetim të plotë dhe të paanshëm mbi këtë çështje.
Urrejtja nuk ka vend askund! Pas koordinimit me policinë e Kosovës dhe bisedës me familjen Djurković, ekipi ynë së bashku me aktivistë/e shkuan në Gojbulja për të mbuluar këtë mesazh urrejtjeje. Ne e bëmë të qartë se aktet kriminale dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend këtu. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që të drejtat dhe siguria e të gjithëve pa dallim të garantohen në Kosovë.
Paqja dhe uniteti janë e vetmja rrugë përpara!