Bjeshkë Guri është antropologe kulturore dhe aktualisht është e angazhuar si Drejtore e Muzeve në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë. Për më shumë se dhjetë vjet ajo ka qenë pjesë e projekteve kundër diskriminimit, për aktivizmin e kujtesës, të drejtat e grave dhe përdorimin e formave të ndryshme të artit për të promovuar të drejtat e njeriut.