About Us

Errnesa Syla

Asistente e Programit

Errnesa iu bashkua YIHR KS në qershor të vitit 2023 si praktikante. Tanimë ajo është ngritur në detyrë si Asistente e Programit. Ajo është studente e vitit të tretë të drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Një juriste e pasionuar dhe e nxitur nga dëshira e thellë për të sjellë ndryshime pozitive në sistemit ligjor. Ndërsa rritej, admirimi i saj për parimet ligjore u intensifikua, duke e frymëzuar të ndiqte një karrierë në drejtësi. Ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme dhe projekte vullnetare. Errnesa u bashkua me YIHR KS për të qenë pjesë e procesit të ndryshimit dhe për të ndihmuar në të gjitha çështjet në lidhje me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.