Marigona iu bashkua YIHR KS në vitin 2017 në pozitën e Drejtores Ekzekutive. Ajo ka kryer studimet master në Politika Publike me specializim në Menaxhim të Organizatave Jo-fitimprurëse dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin Indiana Bloomington, ndërsa studimet Bachelor në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe në Administrim Publik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. Gjatë studimeve master, ajo ka përfunduar një praktikë tre-mujore në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York. Në vitin 2014, Znj. Shabiu ka bashkë-themeluar organizatën joqeveritare KAND – Qendra për Zhvillim Social dhe Kulturor ku edhe mbajti pozitën e Drejtores Ekzekutive për 3 vjet. Ajo ka më shumë se tetë vjet përvojë në sektorin e shoqërisë civile.