Thirrje e Hapur: Trajnim për Ngritjen e Kapaciteteve për Përfaqësues të OJQ-ve

YIHR KS ka knaqësinë të i’u bëjë thirrje përfaqësuesve të organizatave jo-qeveritare në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe pajtimit që të marrin pjesë në trajnimin një javor për ngritjen e kapaciteteve dhe aktivizmit në këto dy fusha.Trajnimi mbahet në kuadër të projektit “Kosovo Youth Dialogue Activity” që mbështetet nga USAID.

Ky trajnim do të mbledhë 20 përfaqësues të OJQ-ve në Kosovë që janë të interesuar të punojnë në fushën e drejtësisë tranizicionale dhe procesit të pajtimit në Kosovë. Aktualisht, ka shumë pak organizata që kanë kapacitetet për të ndërmarrë programe të duhura në këtë fushë, prandaj përmes këtë trajnimi synojmë të rrisim kapacitetet e OJQ-të në veçanti ato në nivelin lokal në mënyrë që të jenë më aktivë dhe të kontribuojnë në procesin e pajtimit në Kosovë. Ky do të jetë një trajnim i avancuar i udhëhequr nga trajner profesionistë dhe ekspertë të fushës. Disa nga temat që do të trajtohen përfshijnë: drejtësinë tranizicionale, dialogun ndër –  kulturor, mbledhja e fondeve për projekte që kanë të bëjnë me drejtësinë tranzicionale dhe procesin e pajtimit, etj.

Trajnimi do të zgjasë 3 ditë (21 – 23 Nëntor ) dhe do të mbahet në rajonin e Prishtinës. Shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe transportit mbulohen nga organizatorët.

*Shënim: Vetëm 1 person përfaqësues/e të organizatës mund të jetë pjesë e trajnimit.

Për të aplikuar ju lutem plotësoni këtë Google Form deri më 8 nëntor 2022. Për çdo pyetje shtesë, mund të kontaktoni në email: fiona.haxhiislami@yihr.org ose 049 515 157.

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare rajonale në 2003, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet rajonal të YIHR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Për më shumë se një dekadë, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në theks të veçantë, YIHR KS është përqendruar në procesin e trajtimit të së kaluarës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në nivelin lokal dhe rajonal.

PreviousPROGRAMI I PRAKTIKËS NextProcesi i Berlinit 2.0: Hapat Drejt Lirisë