Sonte ndezëm qirinj së bashku me qytetarë/e dhe aktivistë/e për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995.
Nëpërmjet këtij aksioni rrugor me rastin e 29-vjetorit, kujtuam të gjitha viktimat e gjenocidit të Srebrenicës dhe treguam solidaritet me të gjithë të mbijetuarit/at e kësaj shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut.
Është e rëndësishme të theksohet se këtë vit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka arritur në një rezolutë për të përkujtuar përvitshëm këtë tragjedi si një gjenocid pas një apeli të shumëpritur për këtë njohje. Kjo njohje na frymëzon më tej në përpjekjet tona dhe punën e organizatave të përkushtuara për pajtim. Kujtimi dhe njohja e të tilla mizorive është thelbësore për të nxitur pajtimin, promovimin e paqes dhe parandalimin e gjenocideve të ardhshme.