E nisëm ditën e fundit të Javës për të Drejtat e Njeriut duke marrë rrugët për të kërkuar që partitë politike të vendosin të drejtat e njeriut, barazinë dhe dinjitetin në prioritet ndërsa bëjnë fushatë për zgjedhjet e ardhshme. Duke vizituar selitë e partive të ndryshme politike – LVV, PDK, LDK, AAK – e bëmë të qartë se e ardhmja e shoqërisë sonë duhet të ndërtohet mbi respektin për të gjithë individët, pavarësisht identitetit/eteve të tyre.
Kjo veprimtari kishte të bënte me mbajtjen e politikanëve/eve përgjegjës/e, po aq sa kishte të bënte me vendosjen e një standardi të ri për fushatat politike dhe agjendat politike: një standard ku të drejtat e njeriut janë të pa-negociueshme.
Ndërsa sezoni i zgjedhjeve vazhdon, do të vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur për një shoqëri që pasqyron vlerat e drejtësisë, barazisë dhe respektit për të gjithë.