About Us

Dea Fetiu

Dea iu bashkua YIHR KS në vitin 2026 si Drejtore e Programeve. Ajo është gjithashtu Zëvendëspresidente e Bordit Drejtues të Dialogue Academy Network of Alumnae (DANA). Puna e saj përqendrohet në çështjet gjinore, të drejtat e njeriut,
ndërmjetësimin dhe qeverisjen pas konflikteve, me interes të veçantë për qasjet feministe ndaj prodhimit të dijes. Dea ka përfunduar studimet Master në Studime Multidisiplinare Gjinore në University of Cambridge, ndërsa studimet bachelor në
Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Dea përfaqësoi Universitetin e Prishtinës në Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot, ku ekipi i saj u rendit i treti në garë dhe mori disa çmime dhe mirënjohje, përfshirë një Mirënjohje
Presidenciale. Më herët, ajo ka mbajtur role të ndryshme në hulumtim, menaxhim të projekteve dhe avokim në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë, përfshirë në GLPS, KCSS, Medica Gjakova, Lëvizja FOL dhe Debate Centre.