Reth Nesh

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Youth Initiative for Human Rights) fillimisht është themeluar në vitin 2003 si organizatë jo-qeveritare rajonale, e cila më vonë u transformua në një rrjet rajonal të organizatave me shtrirje në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)) është themeluar në vitin 2004. Për njëzetë (20) vite, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në veçanti, YIHR KS është e fokusuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, si dhe fuqizimin e rinisë në nivel lokal dhe rajonal.

Misioni

Të frymëzojë të rinjtë që të dokumentojnë dhe të angazhohen në mënyrë aktive në parandalimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut, të avokojnë për përfshirjen e tyre dhe të ndërtojnë partneritete për përforcimin e zërave dhe promovimin e paqes.

Vizioni

Një shoqëri e lirë, e barabartë, e drejtë dhe paqësore ku të gjithë njerëzit mund të jetojnë për të realizuar potencialin e tyre.

Objektivat

Respektimi i të drejtave të njeriut, vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit.
Fuqizimi i rinisë dhe aktivizmit për të drejtat e njeriut.
Krijimi dhe mbështetja e vazhdueshme e platformave për ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e paqes në Kosovë, si dhe në rajon.

Puna e YIHR KS fokusohet në tre programe kryesore

Programi për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit
Programi për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Ndërtimin e Paqes
Programi për Aktivizmin Rinor

Donatorët