Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Në njëzet vjet të punës së Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ne kemi qenë të përkushtuar që të ballafaqohemi me të kaluarën duke avokuar për të drejtat e viktimave dhe duke iu përkushtuar respektimit të fakteve të vërtetuara. Në dritën e keqpërdorimit të videos së krijuar gjatë programit tonë të shkëmbimit “Kjo është Kosova” në fillim të vitit 2015, që targeton një nga pjesëmarrësit e programit, Djordje Bojovic, ne ndjejmë nevojën për të trajtuar këtë çështje.

Ne besojmë thellësisht se të rinjtë kanë të drejtë të bëjnë pyetje që u interesojnë, të shprehin mendimet e tyre dhe të vënë në pikëpyetje narrativat dominuese të imponuara nga elitat politike. Roli i tyre në ballafaqimin me të kaluarën është gjithashtu të ndërtojnë një kulturë demokratike që është gjithëpërfshirëse dhe që lejon biseda që respektojnë viktimat. Të rinjtë që marrin pjesë në programet tona kanë të drejtë të përfshihen në debate me palë të interesit dhe të bëjnë pyetje.

Si Rrjet i YIHR-së ne e mbeshtesim ish-kolegun tonë dhe aktivistin Djordje Bojovic, i cili ishte pjesë e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Ne besojmë fuqishëm se sulme të tilla janë të gabuara, të dëmshme dhe nuk duhen toleruar.

YIHR do të qëndrojë gjithmonë me të rinjtë që marrin pjesë në programet tona të shkëmbimve duke bërë pyetje të vështira dhe duke u angazhuar në debate me politikanë dhe institucione të ndryshme. Asnjë fushatë shpifjeje nuk mund ta ndalë dialogun në rajon. Ne do të luftojmë çdo përpjekje për ta bërë këtë, siç kemi bërë për njëzet vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *