Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

YIHR KS fton të gjithë të rinjtë që janë studentë/e (viti i fundit) apo të diplomuar/a rishtazi (në 3 apo 4 vitet e fundit) nga Fakulteti Juridik, universitetet publike apo private që të aplikojnë për Programin e Praktikës në gjykatat themelore në Kosovë dhe degët e tyre.

Programi i Praktikës zhvillohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi“ që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL dhe ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Pozita: Praktikant/e

Kohëzgjatja: 3 muaj (1 tetor – 31 dhjetor 2023), orari i plotë

Lokacioni: Gjykatat Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe në degët e tyre.

Lloji i praktikës: Praktikë me kohë të plotë dhe pagesë

Kriteret dhe kualifikimet:

  1. Student/e (viti i fundit) apo jurist/e i/e diplomuar nga universitetet publike ose private në Kosovë;
  2. Aftësi profesionale të komunikimit dhe shkrimit në gjuhën shqipe (njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi);
  3. Njohuri sa i përket procedurave ligjore dhe aftësi në përpilim të dokumenteve ligjore;
  4. Shkathtësi bazike të përdorimit të kompjuterit dhe të programeve Word, Powerpoint dhe Excel;
  5. Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një ambient dinamik të punës;
  6. Posedimi i dokumenteve të identifikimit dhe llogari bankare;
  7. Përparësi do të kenë aplikuesit/et të cilët nuk kanë përvojë praktikë të mëhershme në ndonjë gjykatë;
  8. Inkurajohen të aplikojnë grupet e margjinalizuara në Kosovë.
  9. Detyrat kryesore:
  10. Ofrimi i mbështetjes profesionale për gjyqtarët dhe personelin e gjykatës përkatëse;
  11. Asistimi në detyra të ndryshme sipas nevojës së gjykatës;
  12. Indentifikimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe raportimi i tyre në platformën “E Drejta Jem”;
  13. Raportimi tek YIHR KS në baza mujore dhe tek personeli i gjykatës sipas nevojës.

Për të aplikuar dërgoni dokumentet e mëposhtme:

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në emailin jobs@yihr.org deri më 27 shtator 2023 në ora 17:00, me subjektin “Aplikim për programin e praktikës 2023”.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të njoftohen për intervistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *