Programi për Fuqizimin e Rinisë

Programi i Aktivizmit Rinor në YIHR KS synon të fuqizojë të rinjtë drejt pjesëmarrjes aktive në jetën shoqërore dhe politike. Ky program ofron mundësi për të rinjtë të angazhohen në aktivizëm, të lidhen me rrjete ndërkombëtare dhe të avokojnë për politika që promovojnë fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e paqes.

Aktivitetet tona kryesore përfshijnë: 

  • Hapësira e Aktivizmit: Një platformë qëndrore për aktivistët e rinj për të lidhur, ndarë burime dhe bashkëpunuar në nisma kolektive. 
  • Shkëmbimet Ndërkombëtare: Përmes programeve si Korpusi Evropian i Solidaritetit (ESC) dhe Erasmus, ne lehtësojmë shkëmbimet ndërkombëtare që përmirësojnë dialogun ndërkulturor dhe ndërgjegjësimin global. 
  • Avokimi për Politikat Rinore: Ne punojmë në nivel kombëtar për të promovuar politika që adresojnë nevojat dhe shqetësimet e të rinjve në Kosovë. 
  • Mbështetje me Bazë në Komunitet: Ne ofrojmë ndihmë financiare dhe teknike për nismat bazë të të rinjve, duke ndihmuar aktivistët e rinj të udhëheqin ndryshime të qëndrueshme në komunitetet e tyre. 

Programi i Aktivizmit Rinor është i përkushtuar për të fuqizuar një gjeneratë të re liderësh që janë të pajisur për të nxitur ndryshime pozitive dhe për të promovuar një shoqëri paqësore dhe gjithëpërfshirëse.

PreviousProgrami për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Ndërtimin e Paqes