Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

YIHR KS fton të gjithë studentët/et e universiteteve publike dhe private në Kosovë të aplikojnë në edicionin e pestë të Shkollës Alternative për të Drejtat e Njeriut.

Shkolla Alternative për të Drejtat e Njeriut synon edukimin dhe fuqizimin e të rinjve/rejave për identifikim dhe trajtim të duhur të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Programi i Shkollës do të ofrojë mundësi alternative të marrjes së njohurive dhe praktikave, të cilat mungojnë në sistemin ekzistues të edukimit të lartë në Kosovë. Kjo shkollë gjithashtu ka për qëllim të bashkojë të rinj/reja nga komunitete të ndryshme dhe së bashku të diskutojnë mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, të drejtat e grupeve të margjinalizuara dhe aktivizmin rinor në Kosovë.

Programi do të zhvillohet përgjatë datave 23 – 30 Korrik 2023 dhe sjell 19 ligjërues/e dhe 10 folës/e që do të ndajnë ekspertizën e tyre në fusha specifike rreth të drejtave të njeriut.

Në përfundim të shkollës, të gjithë pjesëmarrësit/et do të certifikohen. Shpenzimet e akomodimit, transportit dhe ushqimit mbulohen nga organizatorët.

Edicioni i pestë i Shkollës Alternative do të jetë aktivitet rezidencial dhe do të mbahet në Lakeside Hotel në Vërmicë të Prizrenit.

Plotësoni formën për të aplikuar: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfnpL9PHc4A9Z_8sguHw4vO488MpsNQqz0Wbw-C9rYs_IQ5SQ/viewform

Afati i fundit për aplikim është 17 korrik, 2023.

*Shkolla Alternative për të Drejtat e Njeriut organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi“ që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *