HRW 11 – Vetë-Kujdesi si Kujdes Kolektiv

Në ditën e fundit të Javës për të Drejta të Njeriut u mblodhëm për një punëtori mbi rëndësinë e përkujdesjes për vetveten në rrugëtimin e aktivizmit në Hapësirën për Aktivizëm në zyret e YIHR KS.

Me një atmosferë të hapur dhe intime, shqyrtuam barrën e madhe që lufta për drejtësi mund të ketë mbi shpirtin tonë dhe sa e rëndësishme është të mbushim kupat tona përpara se të mund të kontribuojmë në luftën kolektive.

Ndamë përvojat tona, mbështetëm njëri-tjetrin dhe mësuam strategji të vlefshme për të luftuar djegien e aktivistëve/eve sepse e dimë që lufta për liri dhe barazi kërkon qëndresë, dhe kjo fillon me kujdesin për vetveten.

Falenderime të veçanta për Bind Skeja, Drejtor Ekzekutiv i QIPS, dhe Kaltrina Kelmendi, Profesore e Asociuar, PhD në Fakultetin e Filozofisë, Universiteti i Prishtinës, për pasqyrimet e tyre të çmueshme dhe kontributet në këtë bisedë të rëndësishme.

Faleminderit gjithashtu të gjithëve/ave që na u bashkuan në këtë bisedë të rëndësishme. Së bashku, jemi më të fortë/a, sepse drejtësia e vërtetë fillon me shërimin brenda nesh.

PreviousHRW 11 - Aksion Rrugor NextHRW 11 - Drag Show me Propaganda