Punëtoria katër-ditore e storytelling (rrëfimit apo tregimit të historive) mblodhi së bashku 18 të rinj nga komunitete të ndryshme etnike në Kosovë për të mësuar se si të përdorin mediumin e tregimit për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe për të hapur rrugën drejt pajtimit, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit. Ata po ashtu mësuan më shumë rreth aspekteve teknike të storytelling.
Për të nxitur bashkëpunimin së bashku me pjesëmarrësit, vizituam Shtëpi-Muzeun e Poklekut dhe Memorialin e Gorazhdevacit.
*Ky aktivitet u mbështet nga NED.