Jemi të lumtur të njoftojmë se YIHR KS tani është zyrtarisht anëtare e Rrjetit të Bashkuar të Paqendërtuesëve të Rinj (UNOY) – komuniteti global kryesor i të rinjve që angazhohen me paqe ndërtim!
Nga 144 aplikime nga e gjithë bota, YIHR KS është e vetmja OJQ nga Evropa që bëhet pjesë e këtij rrjeti, duke u lidhur me organizata rinore që po transformojnë strukturat e pushtetit, po ndërtojnë paqe të qëndrueshme dhe po avokojnë për pjesëmarrje domethënëse të të rinjve.
UNOY është një rrjet global i organizatave të udhëhequra nga të rinjtë, i përkushtuar ndaj ndërtimit dhe ruajtjes së paqes. Për më shumë se 30 vjet, UNOY ka punuar për t’i dhënë fund dhunës së përjashtimit të të rinjve, duke avokuar për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe duke krijuar hapësira ku aktivistët e rinj mund të lidhen, bashkëpunojnë dhe të sjellin ndryshim. UNOY ka vizion një botë ku të rinjtë formësojnë në mënyrë aktive shoqëri paqësore dhe gjithëpërfshirëse, një vizion që përputhet në mënyrë të përkryer me misionin tonë në YIHR KS.
Për më shumë se 20 vjet, YIHR KS ka qenë në ballë të avokimit për paqen, të drejtat e njeriut dhe fuqizimit të të rinjve, duke sfiduar përjashtimin, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke amplifikuar zërat e të rinjve në vendimmarrje. Bashkimi me UNOY e forcon përkushtimin tonë ndaj këtyre vlerave dhe na lejon të kontribuojmë për një botë të lirë nga të gjitha format e dhunës.
Së bashku, ne kërkojmë një të ardhme ku të rinjtë:
Kanë fuqinë për të transformuar konfliktet
Marrin pjesë pa pengesa në vendimmarrje
Bashkëpunojnë për paqe, pa frikë apo kërcënime
Ky nuk është një hap i rëndësishëm vetëm për YIHR KS, por për çdo aktivist të ri në Kosovë që lufton për një shoqëri më të drejtë dhe më paqësore!