Java e të Drejtave të Njeriut – Volumi 10

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) ka kënaqësinë të ju njoftojë për edicionin e Dhjetë të Javës së të Drejtave të Njeriut që do të mbahet përgjatë datave 6 – 10 Dhjetor 2023.

Këtë vit shënojmë një dekadë të Javës për të Drejtat e Njeriut! Edicioni i Dhjetë jubilar, nën sloganin “E Drejta Jem, Jo Mendimi Yt Personal”, do të fokusohet në gjuhën e urrejtjes që targeton komunitetet e margjinalizuara. Përmes plotë aktiviteteve përgjatë 5 ditëve do të diskutojmë dhe ngrisim vetëdije kundër gjuhës së urrejtjes. Po ashtu do të theksojmë ndikimin e gjuhës së urrjetjes në përforcimin e stigmës, diskriminimit dhe dhunës tek komunitetet e margjinalizuara në Kosovë. Ky edicion i Javës së të Drejtave të Njeriut sjell vëmendjen tek parimet e të drejtave të njeriut si një tërësi e të drejtave të patjetërsueshme dhe universale. Gjuha e urrejtjes që nxitet nën justifikimin e mendimeve personale bie në kundërshtim direkt me parimet e barazisë dhe mos-diskriminimit për të gjithë personat pavarësisht identiteteve të tyre. Prandaj, në këtë edicion ne theksojmë që të drejtat tona janë personale, por asnjëherë të varura nga mendimet personale.

Jeni të mirëseardhur të na bashkangjiteni në aktivitetet e javës:

https://drive.google.com/file/d/1G5Dfvh8fbYuzxnIl5Zn_3lSQbwww_v8t/view?usp=sharing