Kanë mbetur edhe disa vende të lira në Programin e Bursave të Paqes

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) po hap Programin tre-mujor me pagesë të Bursave të Paqes (Peace Fellowship Program) për pesë studentë/e nga Kosova. Kjo eksperiencë e veçantë ju mundëson të punoni në një nga OJQ-të që vepron në Kosovë në fushat e të drejtave të njeriut, ndërtimit të paqes, pajtimit dhe ballafaqimit me të kaluarën. 

Programi është krijuar për të mbështetur të rinjtë/rejat në zhvillimin e kapaciteteve të tyre profesionale dhe për të ofruar mundësinë që ata të punojnë me OJQ-të të cilat kryesisht punojnë me etni të ndryshme në Kosovë si një mënyrë për të ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre. Gjatë kohës në OJQ-në mikpritëse, ju poashtu do të prodhoni një projekt hulumtues i cili do të shërbejë si një mjet edukativ dhe informues për të rinjtë/rejat e tjerë/a në të ardhmen.

Kohëzgjatja: (3) Tre muaj 

Afati i aplikimit: 5 Nëntor 2024 

Fillimi i praktikës: Nëntor 2024

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në dhe letër motivimi në gjuhën angleze tek apply@yihr.org deri më 5 Nëntor, 2024. Titulli i email-it duhet të jetë “Aplikimi për Programin e Bursave të Paqes 2024”.