Filloi programi i praktikës në Gjykatat Themelore të Kosovës

Me kënaqësi njoftojmë se 15 studentë/e të diplomuar/a në Fakultetin Juridik janë përzgjedhur për programin tonë të praktikës në Gjykatat Themelore të Kosovës dhe degët e tyre.

Kjo nismë ka si qëllim të lidhë njohuritë akademike me përvojën praktike, duke fuqizuar këta/këto profesionistë/e të ardhshëm/e të fushës së drejtësisë për të rritur aftësitë e tyre. Duke u bërë pjesë e sistemit të drejtësisë, përgjatë një viti përvoje në terren, ata/ato do të kontribuojnë drejtëperdrejtë në formësimin e një strukture ligjore më efikase në Kosovë.

Jemi veçanërisht të lumtur që praktikantët/et e përzgjedhur/a janë nga komunitete të ndryshme të Kosovës që pasqyrën fokusin dhe vlerat e YIHR KS për gjithëpërfshirje dhe fuqizim të diversitetit. Presim me padurim ndikimin pozitiv që ata do të kenë!

*Ky program është zhvilluar në kuadër të projektit Access to Justice Initiative, i cili mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit – INL

PreviousThirrje e Hapur: Programi i Bursave të Paqes NextKanë mbetur edhe disa vende të lira në Programin e Bursave të Paqes