Jona Kabashi

Jona Kabashi iu bashkua YIHR KS në mars të vitit 2024 si Asistente e Komunikimit dhe Programeve. Ajo mban diplomë të  Sociologjisë nga Universiteti Corvinus i Budapestit. Përvoja e saj e mëparshme përfshin rolin e Oficeres së Kërkimeve në Institutin e Çështjeve të Jashtme dhe Tregtisë në Hungari deri te pozicioni i Shefes së Komunikimit në Festivalin e Filmit DokuFest, si dhe pjesëmarrjen në trupin organizativ të disa organizatave studentore që avokojnë për të drejtat e njeriut. Ajo është e pasionuar për integrimin e metodave ndërdisiplinore dhe metodologjisë feministe për të trajtuar çështje komplekse sociale dhe për të nxitur përfshirje. Puna e saj në komunikim dhe marrëdhënie me publikun karakterizohet nga strategji etike që rezonojnë me audienca të ndryshme.