YIHR KS fton të gjithë të rinjtë që janë studentë/e (viti i fundit) apo të diplomuar/a rishtazi (në 3 apo 4 vitet e fundit) nga Fakulteti Juridik, universitetet publike apo private që të aplikojnë për Programin e Praktikës në gjykatat themelore në Kosovë dhe degët e tyre.
Programi i Praktikës zhvillohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi“ që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL dhe ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Pozita: Praktikant/e
Kohëzgjatja: 3 muaj (1 tetor – 31 dhjetor 2023), orari i plotë
Lokacioni: Gjykatat Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe në degët e tyre.
Lloji i praktikës: Praktikë me kohë të plotë dhe pagesë
Kriteret dhe kualifikimet:
- Student/e (viti i fundit) apo jurist/e i/e diplomuar nga universitetet publike ose private në Kosovë;
- Aftësi profesionale të komunikimit dhe shkrimit në gjuhën shqipe (njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi);
- Njohuri sa i përket procedurave ligjore dhe aftësi në përpilim të dokumenteve ligjore;
- Shkathtësi bazike të përdorimit të kompjuterit dhe të programeve Word, Powerpoint dhe Excel;
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një ambient dinamik të punës;
- Posedimi i dokumenteve të identifikimit dhe llogari bankare;
- Përparësi do të kenë aplikuesit/et të cilët nuk kanë përvojë praktikë të mëhershme në ndonjë gjykatë;
- Inkurajohen të aplikojnë grupet e margjinalizuara në Kosovë.
- Detyrat kryesore:
- Ofrimi i mbështetjes profesionale për gjyqtarët dhe personelin e gjykatës përkatëse;
- Asistimi në detyra të ndryshme sipas nevojës së gjykatës;
- Indentifikimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe raportimi i tyre në platformën “E Drejta Jem”;
- Raportimi tek YIHR KS në baza mujore dhe tek personeli i gjykatës sipas nevojës.
Për të aplikuar dërgoni dokumentet e mëposhtme:
- CV-në (max. 2 faqe);
- Letrën motivuese (max. 500 fjalë);
- Transkriptën e notave (të shkarkuar nga SEMS-i).
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në emailin jobs@yihr.org deri më 27 shtator 2023 në ora 17:00, me subjektin “Aplikim për programin e praktikës 2023”.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të njoftohen për intervistë.