PROGRAMI I PRAKTIKËS

YIHR KS fton të gjithë të rinjtë që janë studentë/e (viti i fundit) apo të diplomuar/a rishtazi (në 3 apo 4 vitet e fundit) nga Fakulteti Juridik, universitetet publike apo private që të aplikojnë për Programin e Praktikës në gjykatat themelore në Kosovë dhe degët e tyre.

Programi i Praktikës zhvillohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi“ që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL dhe ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në sistemin e drejtesisë në Kosovë.

Pozita: Praktikant/e

Kohëzgjatja: 6 muaj (1 nëntor 2022 – 30 prill 20230), orari i plotë

Lokacioni: Gjykatat Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe në degët e tyre.

Lloji i praktikës: Praktikë me kohë të plotë dhe pagesë ($200/muaj bruto)

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Student/e (viti i fundit) apo jurist/e i/e diplomuar nga universitetet publike ose private në Kosovë;
  • Aftësi profesionale të komunikimit dhe shkrimit në gjuhën shqipe (njohja e gjuhës angleze ose serbe është përparësi);
  • Njohuri sa i përket procedurave ligjore dhe aftësi në përpilim të dokumenteve ligjore;
  • Shkathtësi bazike të përdorimit të kompjuterit dhe të programeve Word, Powerpoint dhe Excel;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një ambient dinamik të punës;
  • Posedimi i dokumenteve të identifikimit dhe llogari bankare;
  • Përparësi do të kenë aplikuesit/et të cilët nuk kanë përvojë praktikë të mëhershme në ndonjë  gjykatë;
  • Inkurajohen të aplikojnë grupet e margjinalizuara në Kosovë.

Detyrat kryesore:

  • Ofrimi i mbështetjes profesionale për gjyqtarët dhe personelin e gjykatës përkatëse;  
  • Asistimi në detyra të ndryshme sipas nevojës së gjykatës;
  • Indentifikimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe raportimi i tyre në platformën “E Drejta Jem”;
  • Raportimi tek YIHR KS në baza mujore dhe tek personeli i gjykatës sipas nevojës.

Për të aplikuar dërgoni dokumentet e mëposhtme:

  1. CV-në (max. 2 faqe);
  2. Letrën motivuese (max. 500 fjalë);
  3. Transkriptën e notave (të shkarkuar nga SEMS-i).

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në emailin jobs@yihr.org deri më 7 tetor 2022 në ora 17:00, me subjektin “Aplikim për programin e praktikës 2022”. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të njoftohen për intervistë.

PreviousThirrje për aplikim – Programi i Monitorimit të Seancave Gjyqësore NextThirrje e Hapur: Trajnim për Ngritjen e Kapaciteteve për Përfaqësues të OJQ-ve