Blendë Pira aktualisht punon si Hulumtuese Ligjore dhe Kordinatore e Programit për Programin për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në YIHR KS. Angazhimet e hershme profesionale të Blendës kanë qenë në Gjykatën e Apelit të Kosovës, në televizionin Kohavision dhe në aktivitetin e USAID-it për çështjet e drejtësisë si praktikante. Më pas ajo është përfshirë në shumë aktivitete brenda organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka qenë pjesë e kursit “UNHCR dhe E Drejta Ndërkombëtare për Refugjatët” organizuar nga UNHCR në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe CRP/K si dhe pjesë e “Klinikës për të Drejtën Penale” organizuar nga Demand fr Justice me mbështetjen e Qendrës Kombëtare për Gjykatën Shtetërore. Në vitin 2018 ishte e angazhuar si koordinatore e “Live Legal Clinic Prishtina” në kuadër të aktivitetit të USAID-it për çështjet e drejtësisë. Më vonë ajo mori pjesë në kursin “Mbështetje për Drejtësinë Tranzicionale” në Qendrën Burimore të Drejtësisë Tranzicionale, Universiteti i Prishtinës. Blenda ka përfunduar studimet juridike në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Më pas ajo përfundoi masterin në të Drejtën e Biznesit Evropian dhe Ndërkombëtar nga Universiteti Károli Gáspár në Hungari. Gjatë studimeve në Budapest të Hungarisë, Blenda përfaqësoi Universitetin e Reformuar Károli Gáspár në Willem C. Vis Moot, i cili është një nga konkurset më prestigjioze në fushën e Arbitrazhit Ndërkombëtar Tregtar.