Erona iu bashkua YIHR KS në janar të vitit 2021 si Asistente Programi dhe tani vazhdon në pozitën e Zyrtarës së Financave dhe Administratës. Ajo ka diplomë në Psikologji nga Universiteti i Prishtinës. Para se t’i bashkohej YIHR KS, Erona ka punuar si Zyrtare e Komunikimit dhe Administratës dhe ka qenë praktikante në OJQ të ndryshme lokale që promovojnë barazinë sociale. Erona është një avokuese për të drejtat e njeriut, diversitetin dhe barazinë sociale për të gjithë.