Thirrje e Hapur: Model United Nations (MUN)

📣YIHR KS për herë të parë fton të gjithë studentët e shkencave shoqërore në Kosovë në aktivitetin Model United Nations (MUN)!

Gjatë datave 3-5 korrik 2023 do të mbahet një simulim i punës së Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Për diplomatët/et dhe udhëheqësit/et e ardhshëm/me, konferenca ofron mundësi për socializim, negociim dhe bashkëpunim për çështje aktuale ndërkombëtare si dhe garë për t’u përzgjedhur më i/e miri/a!

Secili/a student/e, në rolin e ambasadorit/es do të përfaqësojë një shtet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Për 3 ditë rradhazi, studentët do të mësojnë se si të trajtojnë tema të rëndësishme shoqërore, të debatojnë, të negociojnë dhe të hartojnë rezoluta për të zgjidhur probleme të karakterit ndërkombëtar. Në fund, do të ofrohet çmimi për përfaqësuesin/en më të mirë përgjatë konferencës.

Për të aplikuar dërgoni një përshkrim të shkurtër se pse dëshironi të merrni pjesë në aktivitet (max. 500 fjalë) dhe CV-në në apply@yihr.org me subjektin “MODEL UNITED NATIONS”.

Afati i fundit për aplikim është 23 qershor, 2023.

PreviousREAGIM: Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) dënon vendimin e KTV-së dhe debatit televiziv KONFRONT për ftesën e Rrustem Mustafës, i dënuar për krime lufte, për të diskutuar mbi procedurat aktuale para Dhomës së Specializuar të Kosovës. Rrustem Mustafa ka qenë ish-komandant i Zonës Operative të Llapit dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. NextYouth Generation Peace Activists: Fuqizimi i ndryshimbërësve të Rinj/Reja nga Kosova dhe Serbia për bashkëpunim ndërkufitar