Thirrje e Hapur për Trajnerë

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë është duke kërkuar katër (4) trajnerë/e në fushat e prodhimit të videos, fotografisë, storytelling dhe teatrit që t’i bashkohen Programit të Shkëmbimeve Rinore në kuadër të projektit “Kosovo Youth Dialogue” që mbështetet nga USAID.

Rreth organizatës:

Youth Initiative for Human Rights fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare rajonale në 2003, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet rajonal të YIHR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Për më shumë se tetëmbëdhjetë (18) vite, Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Me theks të veçantë, YIHR KS është përqendruar në procesin e trajtimit të së kaluarës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në nivel lokal dhe rajonal.

Qëllimi i projektit dhe aktivitetit:

‘Kosovo Youth Dialogue’ është një projekt tridhjetë e gjashtë (36) mujor me qëllimin kryesor të fuqizimit të të rinjve që të marrin pjesë në ballafaqimin e e së kaluarës dhe procesit të pajtimit në Kosovë duke inkurajuar komunikimin ndëretnik, ndërveprimin dhe bashkëpunimin, adresimin e interesave të përbashkëta, ndërtimin e besimit dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe qëndrimeve pozitive.

YIHR KS do të organizojë tre (3) shkëmbime një – javore rezidenciale me të rinjë nga komuniteti shqiptar dhe serb, me qëllim që rinjtë të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja, ide dhe opinione, si dhe të mësojnë për drejtësinë tranzicionale, ballafaqimin me të kaluarën, dialogun ndërkulturor dhe aftësi tjera komunikimi. Në total, 90 studentë do të marrin pjesë në këto shkëmbime (30 për secilin shkëmbim). Gjatë shkëmbimit të rinjtë do të mësojnë gjithashtu mbi bazat e prodhimit të videos, fotografisë, storytelling dhe teatrit. Secili grup do të ketë një mentor profesional për të udhëhequr dhe ndihmuar studentët në projektet e tyre. Detyra e tyre do të jetë përdorimi i këtyre formave të arteve si një medium për dialog dhe bashkëpunim mes njëri-tjetrit, si dhe një mënyrë për të kundërshtuar bashkarisht narrativat nacionaliste që ekzistojnë në shoqëritë tona, gjithashtu bashkarisht të promovojmë pajtimin.

Data dhe vendi:

Aktivitetet do të organizohen në Kosovë gjatë viteve 2022 – 2024. Datat e sakta dhe lokacionet do të caktohen në ndërkohë. 

Kriteret e pranimit:

  • Të kenë eksperiencë pune në njërën nga këto 4 fusha: prodhim i videos, fotografisë, storytelling dhe teatrit.
  • Eksperiencë paraprake në mentorim të punëtorive, trajnimeve apo aktiviteteve të tjera me të rinjë, 
  • Njohuri bazike mbi drejtësinë tranzicionale, ballafaqimin me të kaluarën dhe/apo dialogun ndërkulturor;
  • Njohës/e e gjuhës angleze, ndërsa gjuha serbe dhe shqipe është përparësi.

Përshkrimi i angazhimit të trajnerëve:

  • Pjesëmarrja në takime të rregullta përgatitore me stafin e YIHR KS dhe facilitatorin e shkëmbimeve;
  • Përpilimi i një programi të mentorimit;
  • Mentorim 2 – ditor gjatë tre (3) shkëmbimeve rinore;
  • Pjesëmarrja në takime vlerësuese me stafin e YIHR KS pas çdo shkëmbimi;
  • Përgatitja e dokumenteve tjera relevante të cilat përcaktohen në bashkëpunim me stafin e YIHR KS.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV-në;
  • Portofolio të punës, nëse ka;
  • Një (1) kontakt si referencë.

Ju lutem dërgoni këto dokumente në jobs@yihr.org me subjekt të email ‘Art Workshop Trainers – Youth Exchange Program – USAID’ duke treguar edhe për cilën fushë po aplikoni deri më 7 shtator, 2022.

PreviousEuroPride është Testi më i Rëndësishëm për Lirinë në Serbi NextThirrje për Shprehje Interesi: Kompani/Organizata për Zhvillimin e Web Faqes për Muzeun e Fëmijëve të Luftës