Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Rrjeti i Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) solidarizohet me komunitetin LGBTIQ+ në Serbi pas deklaratave të fundit zyrtare të Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë që shpallën mundësinë e ndalimit të marshimit të planifikuar EuroPride 2022 në Beograd.

YIHR u bën thirrje autoriteteve në Serbi që të veprojnë me përgjegjësi dhe të mbrojnë të drejtat themelore të njeriut të komunitetit LGBTIQ+ në Serbi. Autoritetet serbe nuk duhet të përmbushin kërkesat e grupeve dhe individëve ekstremistë, por të përmbushin detyrën e tyre kushtetuese për të mbrojtur lirinë e tubimit paqësor.

Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve serbë nuk mund të arrihet me ndalimin dhe kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Qytetarët LGBTIQ+ të Serbisë janë viktima të sulmeve të shumta, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës fizike dhe verbale në baza ditore. Sakrifikimi i të drejtave të tyre themelore të njeriut për të kënaqur grupet dhe individët ekstremistë  është dukshëm një shkelje e funksionit të autoriteteve publike sipas Kushtetutës.

Besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore është k për funksionimin e çdo shteti demokratik. Nëse personat LGBTIQ+ nuk mund të mblidhen paqësisht dhe të ecin në rrugët e Beogradit qoftë edhe për një ditë, ata nuk mund të besojnë se mund të gëzojnë të drejta të barabarta si anëtarët e tjerë të shoqërisë serbe.

Të lidhurit e EuroPride 2022 me situatën komplekse politike në Kosovë tregon edhe një herë mungesën e të kuptuarit të problemeve me të cilat përballet komuniteti LGBTIQ+. Personat LGBTIQ+ përballen me diskriminim në fronte të ndryshme në jetën e tyre të përditshme, gjë që nuk ka të bëjë fare me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo në rajon në tërësi. Arsyetimi i ndalimit të mundshëm të EuroPride për shkak të tensioneve politike demonstron një mosgatishmëri të qartë të autoriteteve serbe për t’u përballur me çështjet e komunitetit LGBTIQ+.

As Presidenti i Serbisë dhe as Qeveria nuk mund të anulojnë apo të ricaktojnë marshimin EuroPride. Kjo mund të bëhet vetëm nga organizatorët. Sipas ligjit serb, një vlerësim sigurie duhet të dorëzohet nga Ministria e Brendshme, dhe ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për të ndaluar marshimin EuroPride të këtij viti.

Më 17 Shtator 2022, YIHR dhe aktivistët e saj nga Serbia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina do të ecin me krenari në rrugët e Beogradit në solidaritet me komunitetin LGBTIQ+. Respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut të të gjithë qytetarëve në rajon, veçanërisht të atyre në pozita të cenueshme, do të mbeten parimet thelbësore të punës dhe aktivizmit të YIHR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *