Termat e referencës:
Të krijojë dhe të zhvillojë një faqe interneti për të publikuar punën e muzeut dhe kështu të ekzistojë online si një entitet. YIHS KS është duke krijuar këtë muze për të prezantuar përvojat e fëmijëve gjatë luftës në Kosovë përmes objekteve të tyre shumë personale (lodra, ditarë, rroba, etj.) dhe dëshmi të tjera audio-vizuale. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktiviteti Kosovar për Dialogun Rinor” i cili mbështetet nga USAID në Kosovë dhe implementohet nga YIHR KS.
Qëllimi i projektit:
Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është të përmirësojë kujtesën kolektive për luftën e fundit në Kosovë si një mënyrë për t’u përballur me të kaluarën, si dhe të zhvillojë një qasje kritike ndaj narrativave të ndryshme përmes hulumtimit dhe dokumentimit të përvojave dhe tregimeve të kohës së luftës. Muzeu (bazuar në idenë e Muzeut të Fëmijërisë në Sarajevë) do të kontribuojë në memorializimin gjithëpërfshirës duke pasur parasysh se si tregimet e fëmijërisë dhe në përgjithësi jeta e përditshme gjatë luftës së fundit ka mbetur në margjinat e kujtesës kolektive.
Pritshmëritë:
Si të aplikoni:
Dërgoni dokumentet e mëposhtme në apply@yihr.org me temën e postës elektronike “Zhvillimi i Web Faqes të Muzeut të Fëmijëve të Luftës” deri më 22 Shtator 2022.