Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë studentët/et e universiteteve publike dhe private në Kosovë të aplikojnë në edicionin e katërt të Shkollës Alternative për të Drejtat e Njeriut.

Shkolla Alternative për të Drejtat e Njeriut synon edukimin dhe fuqizimin e të rinjve për identifikim dhe trajtim të duhur të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Programi i Shkollës do të ofrojë mundësi alternative të marrjes së njohurive dhe praktikave, të cilat mungojnë në sistemin ekzistues të edukimit të lartë në Kosovë. Kjo shkollë gjithashtu ka për qëllim të bashkojë të rinjë nga komunitete të ndryshme dhe së bashku të diskutojnë mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, të drejtat e grupeve jo-shumicë dhe aktivizmin rinor në Kosovë.

Programi do të zhvillohet përgjatë muajit Korrik dhe do të ndahet në module. Programi përmbanë 8 ligjërata dhe gjithashtu 4 vizita studimore.

Në përfundim të shkollës, të gjithë pjesëmarrësit/et do të certifikohen. Shpenzimet e transportit dhe ushqimit mbulohen nga organizatorët. Të gjitha ligjëratat do të mbahen në Prishtinë.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni një letër motivuese (500 fjalë max) dhe një CV (1 faqe max) në email apply@yihr.org me subjekt – Aplikim për Shkollën Alternative për të Drejtat e Njeriut 4.

Afati i fundit për të dërguar aplikacionet është 15 qershor 2022.

Shkolla Alternative për të Drejtat e Njeriut organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi“ që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *