Termat e referencës:
Gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025 organizata jonë në kuadër të projekteve do ketë nevojë për akomodim të grupeve të organizuara për trajnime të ndryshme ne gjatesi mesatarisht 3 deri në 5 netë të cilat mund të numerojnë nga 25 deri 35 persona.
Për organizatën:
Youth Initiative for Human Rights (YIHR) fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare rajonale në 2003, e cila më vonë u shndërrua në një rrjet rajonal të YIHR në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Për më shumë se një dekadë, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në theks të veçantë, YIHR KS është përqendruar në procesin e trajtimit të së kaluarës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në nivelin lokal dhe rajonal.
Qëllimi i shërbimit:
Përmes kësaj thirrje për shprehje të interesit, YIHR KS synon të identifikojë hotele, që do të konsiderohen si ofrues të shërbimeve për akomodim.
Rezultatet e pritura:
Me palën e përzgjedhur do të bëhet kontratë kornizë për ofrim të shërbimeve brenda periudhës kohore prej 24 muaj, ku organizata do të i jep prioritet por jo ekskluzivitet palës së përzgjedhur për ofrim të shërbimit. Kontrata e cila do të nënshkruhet me palën e përzgjedhur nuk do të jetë e obligueshme për zbatim nga organizata jonë duke marrë parasysh rrethanat e ndryshme dhe dinamikat e projekteve dhe organizimeve në të ardhmen si dhe kënaqshmërinë e shërbimeve të ofruara.
Specifikat e aplikimit:
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Ju lutem që çmimet të jenë PA TVSH, pasi që si organizate jemi të liruar nga TVSH
Aplikimi:
Të gjitha dokumentet e kërkuara në këtë shprehje të interesit dorëzohen në kopje fizike në zarf të mbyllur në adresën: rr. ‘’Adrian Krasniqi’’ nr. 5, kati II, 10000 Prishtinë, Kosovë; përballë kolegjit Fama (Afër Ambasadës së Zvicrës)
Në pjesën e përparme të zarfit shënohet mbishkrimi ‘Ofertë për Akomodim të Grupeve’’, emri i biznesit dhe adresa;
Në anën e pasme të zarfit shënohet adresa: Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS, rr. ‘’Adrian Krasniqi’’ nr. 5, kati II, 10000 Prishtinë, Kosovë;
Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në formën fizike në adresën e lartcekur.
Nëse keni ndonjë pyetje, na shkruani në apply@yihr.org.
*Dokumentet mund të dorëzohen nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora 09:00 deri në 17:00.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 01.12.2023.