Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Termat e referencës:

Të krijojë dhe të zhvillojë një faqe interneti për të publikuar punën e muzeut dhe kështu të ekzistojë online si një entitet. YIHS KS është duke krijuar këtë muze për të prezantuar përvojat e fëmijëve gjatë luftës në Kosovë përmes objekteve të tyre shumë personale (lodra, ditarë, rroba, etj.) dhe dëshmi të tjera audio-vizuale. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktiviteti Kosovar për Dialogun Rinor” i cili mbështetet nga USAID në Kosovë dhe implementohet nga YIHR KS.

Qëllimi i projektit:

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është të përmirësojë kujtesën kolektive për luftën e fundit në Kosovë si një mënyrë për t’u përballur me të kaluarën, si dhe të zhvillojë një qasje kritike ndaj narrativave të ndryshme përmes hulumtimit dhe dokumentimit të përvojave dhe tregimeve të kohës së luftës. Muzeu (bazuar në idenë e Muzeut të Fëmijërisë në Sarajevë) do të kontribuojë në memorializimin gjithëpërfshirës duke pasur parasysh se si tregimet e fëmijërisë dhe në përgjithësi jeta e përditshme gjatë luftës së fundit ka mbetur në margjinat e kujtesës kolektive.

Pritshmëritë:

  1. Faqja e internetit është responsive, e zhvilluar plotësisht, funksionon në internet pa asnjë të metë;
  2. Faqja e internetit është projektuar dhe programuar në atë mënyrë që i mundëson ekipit të YIHR KS të menaxhojë përmbajtjen e saj (mundësisht përmes WordPress ose Wix);
  3. Dizajni i faqes në internet bazohet në ‘brand’ identitetin e muzeut të krijuar nga ekipi ynë i dizajnit të identitetit.
  4. Faqja e internetit është në gjendje të akomodojë përmbajtje si blogje dhe artikuj, përmbajtje audio dhe video; integrim në mediat sociale; formularët online
  5. Faqja e internetit është e adaptueshme për përmirësimet e ardhshme të funksioneve dhe performancës;

Si të aplikoni:

Dërgoni dokumentet e mëposhtme në apply@yihr.org me temën e postës elektronike “Zhvillimi i Web Faqes të Muzeut të Fëmijëve të Luftës” deri më 22 Shtator 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *