Drejtorja e re Ekzekutive — Rina!

Pas shtatë vitesh rritjeje, mësimi dhe përkushtimi për ndryshim, nis një kapitull i ri.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë emërimin e Rina Kadirit në pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive të YIHR Kosovo.

Pas shtatë vitesh rritjeje, mësimi dhe përkushtimi për ndryshim, nis një kapitull i ri.

Kemi kënaqësinë të njoftojmë emërimin e Rina Kadirit në pozitën e drejtoreshës ekzekutive të YIHR Kosovo.

Rina ka një përkushtim të vazhdueshëm ndaj punës në komunitet dhe të drejtave të njeriut. Ajo ka studiuar punë sociale dhe ka përfunduar studimet master në politika sociale. Që nga fëmijëria, është përfshirë në nisma të ndryshme dhe e ka vazhduar këtë angazhim përmes organizatave në Kosovë dhe më gjerë.

Tani, ajo merr një rol drejtues në organizatën që ka ndihmuar ta formësojë.

Mezi presim këtë kapitull të ri dhe vazhdimin e punës sonë të përbashkët për avancimin e të drejtave të njeriut, pjesëmarrjen e të rinjve dhe ndryshimin domethënës shoqëror.

PreviousNuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës pa respektimin e të drejtave të komuniteteve jo shumicë