Thirrje për shprehje të interesit: Kompani/Organizatë për realizimin e dy (2) videove informuese
Kushtet e Referencës:
Për: Realizimin e dy (2) videove informuese në fushën e të drejtave të njeriut, sistemit të drejtësisë dhe qasjes në drejtësi në kuadër të projektit ‘’Të Rinjtë për Drejtësi’’ të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.
Informata rreth projektit
Projekti “Të Rinjtë për Drejtësi” është një projekt me qëllim kryesor fuqizimin e të rinjëve të kërkojnë drejtësi dhe të bëhen pjesëmarrës aktiv në sektorin e drejtësisë në Kosovë. Të Rinjtë për Drejtësi ka tre objektiva: Promovimin e një programi arsimor ligjor të qëndrueshëm dhe kreativ për të drejtat e njeriut, qasjen në drejtësi, mekanizmat e llogaridhënies dhe reformën ligjore; Rritjen e kapaciteteve dhe mendimit kritik të studentëve të së drejtës dhe të rinjve në përgjithësi në lidhje me sektorin e drejtësisë; dhe përmirësimin e dialogut, përgjegjshmërisë dhe transparencës së sektorit të drejtësisë ndaj qytetarëve përmes aktiviteteve të drejtuara nga të rinjtë.
Rreth videove dhe qëllimi
Qëllimi për krijimin e dy videove të shkurtra është të informojë qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë për qasjen në drejtësi, sistemin e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut. Këto video do të lansohen në mediat sociale, si dhe në televizione dhe do të postohen në platformën “E Drejta Jem”, brenda seksionit të blogut. Videot synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e një sistemi të drejtë dhe transparent, ku të drejtat tona promovohen dhe mbrohen.
Përmes kësaj thirrje për shprehje të interesit, YIHR KS synon të identifikojë kompani dhe organizata të kualifikuara dhe me përvojë, që do të konsiderohen si ofrues të shërbimeve në realizimin e dy (2) videove me përmbajtje informative e edukative për qytetarët dhe media buying për transmetim të secilës video ne tre televizione ne prime time.
Metodologjia :
Kriteret e pranimit:
Kohëzgjatja e angazhimit:
Dy (2) videot duhet të përfundohen përgjatë periudhës korrik 2022 – dhjetor 2022, varësisht nga kërkesat e YIHR KS.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Aplikimi: