Donacione

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)) është themeluar në vitin 2004. Për njëzetë (20) vite, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në veçanti, YIHR KS është e fokusuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, si dhe fuqizimin e rinisë në nivel lokal dhe rajonal.

Mbështetja nga individët, si dhe nga të gjitha segmentet e shoqërisë është shumë e rëndësishme për punën tonë. Për të përmbushur qëllimet tona dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve pa dallim, ne kemi nevojë mbështetje nga individë, biznese dhe organizata të tjera, të cilat e kuptojnë njësoj si ne rëndësinë e angazhimit për komunitet.

Ne jemi vazhdimisht në kërkim të donacioneve dhe ideve të reja që do të na ndihmojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike në shoqërinë tonë. Për këtë arsye, ju ftojmë të na mbështesni dhe të bashkojmë forcat për të krijuar mundësi të reja për rajonin, vendin dhe mbi të gjitha për rininë tonë.

Shpresojmë në bashkëpunimin tuaj.