Rina Kadiri
Fiona2021-07-13T12:45:35+00:00 MENAXHERE E PROGRAMIT DHE OPERIMIT
Rina është duke punuar si Koordinatore e Programit për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në YIHR KS që nga shtatori 2020 dhe tani si Menaxhere e Programit dhe Operimit. Ajo ka përfunduar studimet master në Politika Sociale në Universitetin e Tiranës dhe ka mbaruar degën bachelor në Punë Sociale në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve të saj, Rina ishte e angazhuar si praktikante në Terre des Hommes, Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Labirint, etj. Ajo ishte gjithashtu menaxhere në një projekt rreth lidershipit me OJQ “Voice of RAE” me fëmijë nga komuniteti rom. Rina është një punëtore e të rinjve dhe punon për më shumë se dy vite në fushën e edukimit jo-formal. Përveç pjesëmarrjes në shumë projekte, ajo gjithashtu ka fasilituar shumë aktivitete në nivel lokal dhe rajonal. Rina aktivizmin e saj ndaj të drejtave të njeriut e shfaq shpeshherë përmes shkrimeve të saj.