Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Zagreb/Beograd/Sarajevë/Podgoricë/Prishtinë 4 gusht 2022

 Me rastin e njëzet e shtatë vjetorit të OUP (Operacioni Ushtarako-Policor) Stuhia (VRO Oluja), Rrjeti Rajonal i Nismës të Rinjve për të Drejtat e Njeriut u bën thirrje institucioneve në Kroaci dhe Serbi që të bashkëpunojnë më shumë në çështjen e të drejtave dhe drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës dhe që Zyrtarët qeveritarë të vendeve të prekura nga luftërat e viteve 1990 të kontribuojnë më seriozisht, me përgjegjësi dhe kurajo në ndërtimin e paqes dhe përballjen e përgjegjshme me të kaluarën e kohës së luftës.

Sipas raportit të Komitetit Kroat të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nga viti 2001, më shumë se 600 civilë u vranë dhe më shumë se 22,000 shtëpi u dogjën gjatë dhe pas OUP Stuhia. Më shumë se 150,000 ish banorë të saj, kryesisht serbë, u larguan nga Kroacia në atë kohë nga frika për sigurinë e tyre personale, si dhe pasi u bindën nga autoritetet e Krajinës. Pasuria e tyre ishte shkatërruar ose vjedhur dhe kthimi i tyre ishte de fakto i pamundur.

Sipas të dhënave të FDH-së, gjatë verës së vitit 1995, rreth 10.000 refugjatë civilë të ikur nga Kroacia dhe BeH u arrestuan nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe më pas iu dorëzuan autoriteteve ushtarake të atëhershme të Republikës Srpska Krajina (RSK) dhe Republika Srpska. (RS). Mobilizimet e tilla të detyruara, të cilat paraqisnin shkeljen më të rëndë të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Statusin e Refugjatëve si dhe Ligjit për Refugjatët në Serbi, rezultuan në humbjen e të paktën 54 jetëve si dhe me lëndime të rënda fizike dhe pasoja psikologjike për një pjesë të madhe ndaj një numri të madh të burrave të mobilizuar. Në periudhën nga gushti deri në fund të shtatorit 1995, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dorëzoi rreth 5.000 refugjatë në kampin e trajnimit të Gardës Vullnetare Serbe të Zhelko Razhnatoviq – Arkan (Željko Ražnatović Arkan), ku refugjatët kaluan nëpër tortura psikologjike dhe fizike.

Asnjë viktimë e “Stuhisë” në Serbi nuk e ka statusin e viktimës civile të luftës, edhe pse liderët e Serbisë viteve të fundit në përkujtimet zyrtare flasin për domosdoshmërinë e përkujtimit të viktimave të Stuhisë. Viktimat e nacionalitetit serb janë, për fat të keq, ende pengje të çdo qeverie në Serbi, e historitë, fatet dhe pozitat e tyre manipulohen për përfitime politike përmes mediave, artit dhe paraqitjeve të zyrtarëve më të lartë.

Para gjykatave në Republikën e Kroacisë, në lidhje me krimet gjatë dhe pas OUP Stuhia, u shqiptuan vetëm dy Aktgjykime dënuese të formës së prerë për Krime lufte kundër popullatës civile dhe Krime lufte kundër të burgosurve të luftës në Prokljan dhe Mandiqi, dhe për Krime lufte kundër popullatës civile në Kijani afër Graçacit, sipas të dhënave të Documenta – Qendra për ballafaqim me të kaluarën nga viti 2021.

Mungesa e veprimit në kohë nga ana e gjyqësorit të Republikës së Kroacisë u bë veçanërisht e dukshme për publikun e gjerë në maj të vitit 2022, kur Prokuroria e Republikës së Serbisë ngriti një Aktakuzë kundër një piloti të ushtrisë kroate për bombardimin e civilëve në rrugën e Petrovacit afër vendit të quajtur Kapljuh, në fshatin Bravsko dhe në vendin e quajtur Svodna në Bosnje dhe Hercegovinë, në gusht të vitit 1995. Nga zyrtarët më të lartë shtetërorë në Kroaci mungonin ngushëllimet për viktimat.

Ne e dimë se një shoqëri e bazuar në mospranimin e gabimeve të saj nga e kaluara nuk ka perspektivë për një të ardhme paqësore dhe ne e përmbushim me vendosmëri përgjegjësinë tonë kolektive për t’u bërë thirrje publikisht institucioneve kompetente që të kontribuojnë në njohjen e së vërtetës dhe të sjellin drejtësi për viktimat.

Për këtë arsye, kërkojmë:

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë ju porosit qartë – mos na lini një shoqëri të ngarkuar nga e kaluara dhe përçarjet, urrejtja dhe nacionalizmi! Bazuar në mësimet e së kaluarës, me përgjegjësi, vendosmëri dhe guxim krijoni një të tashme dhe të ardhme më të mirë, të bazuar në bashkëpunim dhe respektim të ndërsjellë.

Të rinj me kujtu, t’përkushtum mos me harru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *