EDHE SA VJET N’TERR?

Sonte shënuam Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur duke u mbledhur në Sheshin Skenderbeu. Gjatë aksionit tonë ne kemi shfaqur emrat e 1615 personave ende të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Ky aksion u shoqërua nga Gresa Broqi me një pjesë muzikore përmes çellos.

Sonte ishte një testament i fuqishëm i përkushtimit tonë kolektiv për të kujtuar dhe kërkuar drejtësi për 1615 personat e zhdukur nga lufta e Kosovës.

Ishte një natë emocionale solidariteti kolektiv me familjet e të pagjeturve!

Megjithatë, jo vetëm që nderuam kujtimin e e personave të pagjetur, por edhe dërguam një mesazh të qartë për institucionet tona shtetërore: zbardhja e fatit të personave të pagjetur nuk duhet të vonohet më. Familjet e tyre meritojnë të vërtetën dhe shoqëria jonë kërkon llogari.

PreviousPaqja Fillon Me Ne NextStorytelling për kultivimin e paqes dhe pajtimin!