Punëtoria katër-ditore e storytelling (rrëfimit apo tregimit të historive) mblodhi së bashku 24 të rinj nga komunitete të ndryshme etnike në Kosovë për të mësuar se si të përdorin mediumin e tregimit për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe për të hapur rrugën drejt pajtimit, duke theksuar rëndësinë e dokumentacionit. Ata po ashtu mësuan më shumë rreth aspekteve teknike të storytelling.
Për të nxitur bashkëpunimin, së bashku me pjesëmarrësit, vizituam Monumentin Minatorve të Mitrovicës së Veriut dhe Pyllin e Arinjëve në Prishtinë.
*Ky aktivitet u mbështet nga NED.