Bubulina Peni u bashkua me ekipin e YIHR Kosovo në qershor të vitit 2026 si Koordinatore e Projekteve.
Karrierën e saj e nisi në gazetari në vitin 2020 dhe vazhdon të raportojë për tema që lidhen me të drejtat
e njeriut dhe ballafaqimin me të kaluarën.
Për punën e saj Bubulina është vlerësuar me çmime nga organizata ndërkombëtare si Peaceful Change
Initiative dhe Caritas Switzerland in Kosovo.
Më parë ajo ka punuar edhe si Zyrtare për Komunikim me Publikun dhe Menaxhim të Rrjeteve Sociale.
Bubulina ka përfunduar studimet bachelor në Gazetari dhe është në përfundim të studimeve master në
Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Gjatë studimeve ka qenë dy herë pjesë e programit
Erasmus+, në Universitetin e Wrocław-it (Poloni) dhe Universitetin e Ljubljanës (Slloveni).