YIHR KS ka analizuar një sërë artikujsh dhe komentesh nga janari deri në maj 2023 që përmbajnë gjuhën e urrejtjes në Kosovë, si pjesë e projektit “Kundër Gjuhës së Urrejtjes në Ballkanin Perëndimor” të mbështetur nga Civil Rights Defenders dhe të zbatuar nga Helsinki Committee for Human Rights. Gjuha e urrejtjes u monitorua edhe në tre rajone të tjera: Maqedonia e Veriut (Helsinki Committee for Human Rights), Serbi (YUCOM) dhe Shqipëri (Helsinki Committee for Human Rights – Shqipëri).
Në të gjitha rajonet gjuha e urrejtjes u identifikua në disa baza, nga të cilat këto janë regjistruar si më të përhapurat në të gjitha vendet: gjuha e urrejtjes bazuar në përkatësinë etnike, gjuha e urrejtjes bazuar në gjininë dhe orientimin seksual, gjuhën e urrejtjes bazuar në përkatësinë politike dhe gjuha e urrejtjes ndaj grave.
Më shumë informacion në lidhje me situatën e gjuhës së urrejtjes për periudhën janar – maj 2023 mund të gjeni në infografikën e mëposhtme.