Pozita: Bursist/e
Afati i fundit për aplikim: 10 Janar, 2023
Aplikantët e përshtatshëm: Studentë të rinj nga të gjitha universitetet në Kosovë (18 – 25
vjeç)
Vendndodhja: Kosovë
Përshkrimi i programit: Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë po organizon një program të bursave tre mujore me pagesë. Pesë (5) studentë nga komunitetet shqiptare dhe serbe në Kosovë do të kenë mundësinë që të marrin pjesë në këtë program, në këtë edicion të dytë, ku ata/o do të punojnë në organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë. Programi është krijuar për të përfshirë të rinjtë në zhvillimin e kapacitetit të tyre profesional dhe për t’i bërë ata/o të mendojnë të punojnë për OJQ-të që kryesisht punojnë me etni të tjera në Kosovë në mënyrë që të ndërtojmë ura komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre. Për më tepër, gjatë periudhës së programit, pjesëmarrësit do të punojnë në projektet e tyre hulumtuese në bashkëpunim me OJQ-të e tyre pritëse, ndërsa puna e tyre do të shërbejë si një burim edukativ për të rinjtë dhe palët tjera të interesit. YIHR KS do t’u paguajë pjesëmarrësve një pagë mujore gjatë programit si dhe do të sigurojë mentorim dhe rritje të kapaciteteve gjatë gjithë kohëzgjatjes së bursës. Bursa do të fillojë tentativisht nga Shkurti dhe do të zgjasë deri në Prill 2023.
Për të aplikuar për këtë bursë, ju duhet të dërgoni CV-në dhe letrën tuaj motivuese në
anglisht në apply@yihr.org deri më 10 Janar 2023, 11:00. Subjekti i e-mailit duhet të jetë
“Aplikim për Programin e Bursave për Paqe 2023”.