Thirrje për aplikim – Programi i Monitorimit të Seancave Gjyqësore

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë studentët e drejtimit juridik nga universitetet publike dhe private të aplikojnë në Programin për Monitorimin e Seancave Gjyqësore në gjykatat themelore në rajonin e Prishtinës, Ferizaj, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Prizrenit, si dhe degët e tyre.

50 studentë të cilët studiojnë në drejtimin juridik do të kenë mundësinë të monitorojnë nga 10 seanca gjyqësore. Pas çdo seance, secili monitorues duhet të dorëzojë një raport të monitorimit, ndërsa në fund të programit kërkohet përgatitja e një blogu që përshkruan përvojën e monitorimit dhe që do të publikohet në platformën “E Drejta Jem”.

Të përzgjedhurit para se të fillojnë monitorimin do të kenë mundësi të ndjekin një trajnim  me qëllim të analizimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike për të mësuar më shumë lidhur me parashtrimin e kërkesave për qasje në dokumente publike. 

Pjesëmarrësit do të marrin shumën prej 10$ për çdo seancë që do ta monitorojnë.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni dokumentat më poshtë në apply@yihr.org me subjektin “Programi i Monitorimit të Seancave Gjyqësore 2”

  • CV (përfshirë edhe notën mesatare);
  • Letër Motivuese (max. 500 fjalë) 

Thirrja është e hapur deri më 15 gusht 2022, 17:00 dhe vetëm personat e përzgjedhur për monitorim do të kontaktohen.

*Ky program organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL.

PreviousOpen Call for Part-Time Researchers NextPROGRAMI I PRAKTIKËS