Thirrje për Shprehje të Interesit për Ofrues të Shërbimeve të Përkthimit dhe Transkriptimit në gjuhën Shqipe, Serbe, Rome dhe Angleze

Gjatë viteve 2026 dhe 2027, organizata jonë, në kuadër të projekteve, do të ketë nevojë për shërbime të përkthimit për trajnime, konferenca dhe workshope të ndryshme, si dhe për shërbime të transkriptimit.

Për organizatën:
 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)) është themeluar në vitin 2004. Për njëzet (20) vite, YIHR KS ka punuar me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Në veçanti, YIHR KS është e fokusuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, si dhe fuqizimin e rinisë në nivel lokal dhe rajonal.

Rezultatet e pritura:
 Me palën e përzgjedhur do të lidhet kontratë kornizë për ofrimin e shërbimeve brenda një periudhe kohore prej 24 muajsh dhe me limit maksimal të qarkullimit prej EUR 25,000.00 gjatë kësaj periudhe. Organizata do t’i japë prioritet, por jo ekskluzivitet, palës së përzgjedhur për ofrimin e shërbimeve. Kontrata e cila do të nënshkruhet me palën e përzgjedhur nuk do të jetë obligative për zbatim nga organizata jonë, duke marrë parasysh rrethanat e ndryshme, dinamikat e projekteve dhe organizimeve në të ardhmen, si dhe kënaqshmërinë me shërbimet e ofruara.

Specifikat e aplikimit:
 ● Çmimi për fjalë për përkthimin e dokumenteve në gjuhët e cekura;
 ● Çmimi për përkthim në gjuhët e cekura për trajnime, për orë dhe për ditë;
 ● Çmimi për fjalë për transkriptim;
 ● Çmimi për pajisje të përkthimit për 50 dhe 100 persona, për orë dhe për ditë;
 ● Çmimi për pajisje të zërimit, nëse ofroni të tilla.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
 • Oferta financiare pa TVSH, sipas specifikave të cekura në thirrje;
 • Certifikata e regjistrimit të biznesit;
 • Kontakti: email dhe numri i telefonit të biznesit;
 • Nëse posedoni, dy apo më shumë referenca nga puna paraprake.

Ju lutemi që çmimet të jenë PA TVSH, pasi që si organizatë jemi të liruar nga TVSH-ja.

Aplikimi:
 Të gjitha dokumentet e kërkuara në këtë shprehje të interesit dorëzohen në kopje fizike, në zarf të mbyllur, në adresën: rr. “Njazi Alishani” nr. 4, kati II, 10000 Prishtinë, Kosovë, përballë Kolegjit Fama.

Në pjesën e përparme të zarfit shënohet mbishkrimi: “Thirrje për Shprehje të Interesit për Ofrues të Shërbimeve të Përkthimit dhe Transkriptimit në gjuhën Shqipe, Serbe, Rome dhe Angleze”, emri i biznesit dhe adresa.

Në anën e pasme të zarfit shënohet adresa:
 Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS, rr. “Njazi Alishani” nr. 4, kati II, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në formë fizike në adresën e lartcekur. Për ta gjetur më lehtë lokacionin, bazohuni në këtë link: https://maps.app.goo.gl/6FTjctLzSqq3MJ3m9

Nëse keni ndonjë pyetje, na shkruani në apply@yihr.org

Dokumentet mund të dorëzohen nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në 17:00. (Zyrat tona janë të mbyllura gjatë festave zyrtare).

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 26.05.2026.

PreviousOPEN CALL – Projects Coordinator