About Us

Rina Kadiri

Drejtore e Programeve

Rina është Drejtore e Programeve dhe ekipit tonë i është bashkuar në vitin 2020, fillimisht si Asistente e Programit. Ajo ka përfunduar studimet master në Politika Sociale në Universitetin e Tiranës dhe ka mbaruar degën bachelor në Punë Sociale në Universitetin e Prishtinës. Që nga fëmijëria, Rina ka qenë shumë aktive në komunitetin e saj dhe më pas këtë angazhim e ka formalizuar duke qenë pjesë e shumë organizatave të ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm. Ajo është një avokuese e përkushtuar e edukimit jo-formal dhe aktivizmit rrugor, të cilat janë pjesë përbërëse e punës së saj në YIHR KS.