Tuesday, December 12, 2017
YIHR

Konkurs: Pozita – Drejtor/e Ekzekutiv/e

1701 August 22, 2017 Lajme
YIHR logo

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën e Drejtorit/es Ekzekutiv/e. Përgjegjësitë kryesore të Drejtorit/es Ekzekutiv/e janë: ngritja e fondeve të organizatës, zhvillimi i projekteve, menaxhimi i programeve dhe financave të organizatës dhe menaxhimi i stafit. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut- Kosovë është themeluar në vitin 2003 si një organizatë jo-qeveritare rajonale dhe është shëndrruar në një rrjet rajonal të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, me zyre në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci duke ruajtur misionin, vizionin dhe vlerat e saj.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë është e bindur se të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike janë themelet e një shoqërie të përgjegjshme dhe progresive. YIHR KS është e dedikuar në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rolin e rinisë në Kosovë.

Përgaditja profesionale:
– Diplomë universitare (BA);
– Së paku 2 vjet përvojë profesionale relevante në organizata të shoqërisë civile, preferohet të jenë organizata për të drejtat e njeriut;
– Rrjedhshmëri profesionale në të folur dhe të shkruar në gjuhën angleze, dhe aftësi për të komunikuar qartë dhe saktë;
– Të demonstrojë aftësi dhe vullnet për të punuar si pjesëtar i ekipit të përbërë nga individë me identitete të ndryshme kulturore, religjioze, gjinore dhe bindje të ndryshme politike, duke ruajtur pa-anshmërinë dhe objektivizmin;
– Aftësi të vlerësojë situatën dhe të reagojë shpejtë, si dhe të përshtatë dhe menaxhojë ndërrimin e detyrave dhe prioriteteve;
– Aftësi të mira komunikimi;
– Të demonstrojë aftësi në shkrimin e projekteve dhe zhvillimin e tyre;
– Të demonstrojë aftësi në menaxhimin e stafit

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një letër motivimi dhe CV-në e tyre fizikisht në zyret e YIHR KS që gjinden në rr. Rexhep Mala nr. 9, ose përmes e-mailit zyrtar ksoffice@yihr.org para datës 30 Gusht 2017 ora 17:00.

Për çdo paqartësi, mund të na kontaktoni në:

038 748 018
ksoffice@yihr.org

Like this Article? Share it!