Serbia | Croatia | Montenegro | Bosnia and Herzegovina

Nisma Ime

Nisma Ime përbëhet nga një grup qytetarësh të përgjegjshëm dhe aktivistë, të gatshëm për të aktivizuar të tjerët në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ky grup synon të ndezë motorët e ndryshimit politik dhe shoqëror në Kosovë dhe në rajon. Këta qytetarë janë këmbëngulës dhe sfidues ndaj keqpërdorimeve arbitrare të fuqisë dhe besojnë bindshëm se e vetmja rrugë e përparimit është ajo e përvetësimit të vlerave dhe principeve demokratike të Evropës.

Vizioni i këtij grupi është ai i një Kosove moderne dhe qytetare që i përvetëson plotësisht vlerat evropiane. Ky grup beson në fuqinë e rinisë për ta kthyer këtë vizion në realitet. Ajo çfarë nevojitet është vullnet dhe përkushtim i secilit/secilës individ/e për të arritur aty ku ‘Nisma ime’ synon.

Vitet e gjata të shtypjes dhe luftës e kanë dëmtuar seriozisht shëndetin tonë mendor, duke na e rrëmbyer dinjitetin qytetarë dhe duke na e instaluar ndjenjën e pafuqisë në raport me strukturat ne fuqi. Shoqëria kosovare shumë gjatë qëndroj e heshtur për hir të proceseve të mëdha politike. Tani që mjegulla e popullizmit po venitet dhe hipokrizia e saj po bëhet gjithnjë e më e dukshme, nevoja për angazhimin e shoqërisë bëhet edhe më urgjente. Rinia kosovare duhet ta rikthejë ndjenjën e humbur të bashkësisë dhe t’i kanalizojë energjitë përmes një agjende përparimtare.

Shteti i ardhshëm nuk do të jetë më “i huaj” për ne. Përgjegjësia e sistemit demokratik për herë të parë do të bie mbi supet tona. Synimi i Nisma Ime është që kjo demokraci të jetë e drejtë, gjithëpërfshirëse, transparente dhe e respektueshme ndaj të gjithë qytetarëve të saj. Parimi kyç i këtij rrjeti është besimi se shoqëria kosovare mund të bëhet vërtet e lirë dhe kohezive vetëm nëse shteti i mbron të drejtat e të gjitha grupeve pakicë, pa asnjë lloj diskriminimi.

Rrjeti i aktivistëve të YIHR-së beson se është shumë me rëndësi që rinia kosovare:

Nisma Ime është e hapur ndaj çdokujt që i ndan vlerat dhe parimet e njejta dhe është në gjendje të ndihmojë në përhapjen e një vizioni të përbashkët.

Duke plotësuar formën më poshtë ju mund të bëheni pjesë e grupit Nisma Ime:

Nisma Ime - Aplikacioni Online