Tuesday, February 13, 2018
YIHR

THIRRJE PËR OFERTË

1776 January 17, 2018 Lajme
yihr

 YIHR-KS fton subjektet e interesuara ligjore për të paraqitur oferta për një kontratë shërbimi në zbatimin e “Fushatës Mediale” në kuadër të implementimit të projektit “Fuqizimi i votuesve të rinjë nga Komuniteti Rom, Komunitet Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian”.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është rritja e mbikëqyrjes së politikave publike karshi komuniteteve në Kosovë përmes përfshirjes dhe aktivizmit të te rinjve nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian para, gjatë dhe pas proceseve elektorale në Kosovë.

Grupi i synuar:

Të rinjë nga Komuniteti Rom, Komuniteti Ashkali dhe Komuniteti Egjiptina të moshave 18-35 vjeç. Partitë politike që përfaqësojnë këto komunitete. Qytetarë të Kosovës  që i përkasin këtyre tri komuniteteve.

Qëllimi i fushatës mediale:

Qëllimi i kësaj fushate është të sigurojë që i gjithë projekti të zgjerohet në të gjithë territorin e Kosovës, veçanërisht në grupet tona të synuara. Fushata do të luajë një rol kyç në ndërgjegjësimin e publikut dhe ta bëjë këtë çështje prioritet në sferën publike dhe politike.

Fushata mediatike përfshin:

Xhirimi dhe prodhimi i tre (3) spoteve televizive (~1 min)

Fushata do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me YIHR-KS.

Kriteret e vlerësimit:

Idea/Koncepti: 40%

Përvoja relevante: 10%

Çmimi më i ulët: 50%

 

Ju lutemi dërgoni ofertën tuaj të detajuar jo më vonë se 30/1/2018 në adresën e e-mailit: ksoffice@yihr.org me titullin: Oferta për fushatë mediale për projektin “Fuqizimi i votuesve të rinj nga Komuniteti Rom, Komunitet Ashkali dhe Komuniteti Egjiptian”.

Like this Article? Share it!