Saturday, July 22, 2017
YIHR

YIHR KS: Kërkesë zyrtare për Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

1604 February 24, 2017 Lajme
kerkese-komisioni-per-arsim-shkence-teknologji-kulture-rini-dhe-sport

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë përmes kësaj letre kërkon nga Kuvendi i Kosovës përkatësisht Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport që të organizojë dhe thërrasë në raportim Ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Autorëve dhe Shtëpive Botuese të teksteve shkollore para-universitare.

Arsyetim

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR KS, nga mesi i vitit 2016 ka ndërmarrë iniciativën dhe është duke zbatuar programin “Pjesëmarrja e të rinjve në edukim gjithëpërfshirës”, program ky i mbështetur nga USAID/ATRC në kuadër të Programit të USAID-it Angazhimi për Barazi (E4E).

Komponentë e parë e këtij programi është identifikimi, analizimi dhe adresimi i gjuhës diskriminuese në programet dhe tekstet shkollore të nivelit parauniversitar, përkatësisht Arsimi i Mesëm i Lartë (Klasat X-XII). Arsyeja për ndërmarrjen e një iniciative të tillë kanë qenë rastet kur nga individ e organizata të ndryshme është bërë identifikimi i gjuhës diskriminuese në tekstet shkollore. Duke pas parasysh këtë situatë YIHR KS ka vendosur që të përdorë një qasje sistematike të identifikimit të gjuhës diskriminuese, analizimit të saj dhe ofrimit të rekomandimeve konkrete për përmirësimin e kësaj gjuhe në programet dhe tekstet shkollore parauniversitare.

Të dhënat e para të kësaj analize të realizuar nga stafi i YIHR KS tregojnë për një nivel alarmant të pranisë së gjuhës diskrimunese, jo-objektive, e pa bazuar në fakte shkencore dhe përjashtuese për shumë komunitete që jetojnë në shoqërinë tonë.

Për këtë është e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë ligjvënës dhe mbikëqyrës i institucioneve të Republikës së Kosovës të përfshihet në këtë iniciativë për ri-shikimin e teksteve shkollore dhe të ndikojë që ky proces të jetë profesional dhe gjithëpërfshirës.

Kërkesën e protokolluar mund ta gjeni këtu.

Like this Article? Share it!